Tritoli në Kamëz/ Familja Qarri mohon konfliktet, ja pistat kryesore të hetimit

Tritoli në Kamëz/ Familja Qarri mohon konfliktet, ja pistat kryesore të hetimit

10:15, 08/03/2023
A+ Aa A-

Vetrata anësore e një marketi në Kamëz është dëmtuar për shkak të shpërthimit të lëndëve plasëse.

Burime të gazetares së Syri Tv, Bleona Sari, nga policia konfirmojnë se tritoli është vendosur në objektin ku pronar është Arbi Qarri, djali i Naim Qarrit, ish-president i klubit të Kamzës.

Policia po heton disa pista pasi Naim Qarrit i është bërë një atentat edhe në vitin 2017. Në vitin 2017, Qarrit iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’. Makina mori dëme të mëdha materiale por fatmirësisht, aso kohe nuk kishte persona të lënduar.

Ndërsa pista tjetër është ajo e konkurrencës pasi Naim Qarri është i njohur në fushën e guroreve dhe inerteve.

Përpara hetuesve familja Qarri është shprehur se nuk kanë konflikte me askënd dhe nuk janë në dijeni se kush mund ta ketë vendosur tritolin në biznesin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco