Sherri midis 2adoleshentëve në Pogradec përfundon me një thikë në bark

Sherri midis 2adoleshentëve në Pogradec përfundon me një thikë në bark

08:12, 07/03/2023
A+ Aa A-

Në Pogradec, një sherr për motive të dobëta mes të miturve, përfundon me plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në lagjen nr. 1 në qytet, në një pikë lojërash për të rinj afër Agjensisë. Mësohet se dy të miturit janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë (biçak) duke e goditur tjetrin në bark.

Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore. Mësohet se dy të miturit janë rreth 15 vjeç, ndërsa po bëhen veprimet e mëtejshme nga policia dhe prokuroria për ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco