FOTO+VIDEO/ Aksidenti i frikshëm në Tiranë, përplasen 2 automjete, 5 plagosur

21:43, 06/03/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e ‘5 Majit’ pranë tregut të madh, duke lënë të plagosur 5 persona.

Ata janë dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumës.

Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.

Burime bëjnë me dije se mjeti tip ‘Volkswagen’ i ka prerë rrugën mjetit tjetër ‘Benz’, duke sjell edhe këtë bilanc të rëndë të të plagosurve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco