Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Akti ekstrem prej borxheve, i riu i shpëtoi vdekjes pasi nuk e paguante dot loton e vënë

Akti ekstrem prej borxheve, i riu i shpëtoi vdekjes pasi nuk e paguante dot loton e vënë

19:17, 06/03/2023
A+ Aa A-

Në Tiranë, një i ri tentoi t’i japë fund jetës me overdozë ilaçesh për shkak se nuk shlyente dot një borxh të akumuluar nga bastet online.

Dy të dyshuarit Mario Lika dhe Blenard Ahmetaj, akuzohen nga prokuroria për gjobvënie dhe për organizim lojërash fati në kundërshtim me ligjin.

Prokuroria thotë se ata e kanosën bastexhiun e ndeshjeve sportive mbasi viktima e tyre nuk arriti tu shlyente borxhin prej gati 4 milionë lekë.

Ata i shkuan vazhdimisht në banesë, kanë qëndruar duke e vëzhguar në distancë dhe e kanë kërcënuar tha prokurorja në gjykatë gjatë masës së sigurimit personal.

Të njëjtën gjë kërcënuese bënë edhe kundër bashkëshortes së tij, duke i kanosur fëmijët derisa sa konflikti kulmoi në datën 2 mars dhe i sulmuan shtëpinë bastexhiut duke synuar që të shkatërronin derën e të hynin brenda.

I riu ra në kontakt me administratorët e faqes së basteve në një kazino ku dhe ju bë oferta që të vinte baste ndeshjesh në telefon, njofton Top Channel.

Prokurorja pohoi se si prova rënduese për gjobëvënien e bastit janë edhe komunikimet në telefon jo vetëm me bastexhiun por edhe të ëmën si dhe fakti që njëri nga të dyshuarit rezulton me precedentë të mëparshëm penale në Gjermani.

I ndodhur midis dy zjarresh, nga njëra anë pamundësisë për të shlyer borxhin dhe nga ana tjetër trysninë, ai konsumoi medikamentet me shpresën se kështu ai do shpëtonte familjen.

Mbas dozave të shumta me medikamente, në datën 25 shkurt, 32-vjeçari përfundoi në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Por ai ja la fajin depresionit dhe nuk tregoi asgjë në spital. Mbasi doli prej andej, ai u gjurmua më tej dhe në një rast ju dërguan në telefon video të banesës ku ishte zhvendosur të jetonte e shoqja mbasi kishte frikë nga kërcënimet deri ditën kur lojtari u bind se nuk kishte shpëtim nëse nuk njoftonte policinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco