'Benz-i' përplas këmbësorin në Korçë, 60 vjeçari përfundon në spital

'Benz-i' përplas këmbësorin në Korçë, 60 vjeçari përfundon në spital

16:20, 06/03/2023
A+ Aa A-

Një 60 vjeçar është përplasur nga një automjet tip ‘Benz’ në rrugën "Muzakajt"​ në Korçë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, këmbësori është futur në rrugë duke vrapuar pa parë makinat në këtë segment rrugor, dhe për pasojë është goditur nga një mjet.

I dëmtuari është dërguar në spitalin e Korçës ku konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Korçë/ Informacion paraprak

Më datë 06.03.2023, rreth orës 15:40, në rrugën "Muzakajt", automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar këmbësorin N. C., rreth 60 vjeç, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco