Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Si sillej Dan Hutra në burg?/ Komisioni: Nuk krijon besueshmëri për qëndrim korrekt jashtë

Si sillej Dan Hutra në burg?/ Komisioni: Nuk krijon besueshmëri për qëndrim korrekt jashtë

15:41, 06/03/2023
A+ Aa A-

Edhe pse ishte i burgosur për dhunë në familje, sjellja e tij në burg ka treguar se Dan Hutra nuk ishte rehabilituar, ndërsa nuk kishte krijuar besueshmëri për një qëndrim korrekt edhe jashtë institucionit.

Sipas dokumentit i cili flet për sjelljen 6 mujore të 40-vjeçarit në burgun Jordan Misja, tregohet qartazi se vrasësi i tri grave dhe i plagosjes së tre të tjerave, ka qenë problematik gjatë qëndrimit në burg.

Grupi i 5 ekspertëve ka vlerësuar periudhën qershor deri në fund të dhjetorit të vitit 2022, ndërsa në të thuhet se Hutra ka pasur probleme dhe në marrëdhënie me bashkëvuajtësit e tjerë në burg.

Por veç fjalëve fyese ndaj bashkëvuajtësve të tjerë, për të cilat burgu kishte marrë masa disiplinore, ajo që bie në sy është kriteri i besueshmërisë. Sipas komisionit të vlerësimit kur 40-vjeçarit i mbeteshin dhe 2 muaj dënim, me sjelljen dhe qëndrimin e tij, nuk krijonte besueshmëri për një qëndrim korrekt edhe jashtë institucionit.

Këto kritere të cilat ende nuk dihet nëse i janë raportuar policisë, anëtarët e komisionit dolën në konkluzionin se Dan Hutra nuk ka shfaqur sjellje dhe qëndrim në raport me institucionin por edhe nuk ka respektuar rregullat e burgut ndaj dhe u vlerësua negativisht.

Por edhe pse sjellja e tij psiko-emocionale nuk ishte e qëndrueshme ndërsa nuk pranonte veprën penale të dhunës në familje ndaj Elena Hysës, Hutra kishte kohën e mjaftueshme për të përgatitur planin e vrasjeve.

I dënuar që në vitin 2007 për vrasje me paramendim ndaj ish-bashkëshortes, më 1 mars 40-vjeçari i mori jetën dy grave në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij ndërsa fjalët fyese me të burgosurit e tjerë ai i përktheu në një tjetër vrasje. Menjëherë pasi qëlloi me breshëri ndaj anëtarëve të familjes Hysa ai i mori jetën 31-vjeçares Etleva Kurti, vetëm sepse kishte konflikte me të vëllain e saj në burg, Vladimir Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco