Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

SYRI TV/ Pallati në fshatin Vllahinë u dëmtua në vitin 2019, banorët: Kemi frikë të jetojmë këtu

14:21, 06/03/2023
A+ Aa A-

Banorët e një pallati në fshatin Vllahinë në Selenicë, kërkojnë përgjigje nga institucionet nëse objekti ku jetojnë është apo jo i sigurt. Kjo kërkesë e banorëve vjen prej faktit se pallati është dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019. Bashkia e Selenicës pranon se pallati ka probleme, por thotë se nuk ka fonde për rikonstruksion.

Nga SYRI TV

Shtatë familje të një pallati katërkatësh në fshatin Vllahinë të Selenicës, jetojnë me frikën se objekti mund të shembet. Kjo frikë është e lidhur me faktin se pallati ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, si dhe nga depozitat e ujit, që ndodhen në soletën e tij.

Siç shihet nga pamjet, suvaja por edhe muret janë shkëputur nga kolonat mbajtëse.

Sipas tyre, edhe pse janë bërë disa akt ekspertiza, nuk u është dhënë një përgjigje e qartë, nëse duhet të vijojnë të jetojnë në këtë pallat apo ta braktisin.

Jashtë kamerave, zyrtarë të bashkisë Selenicë, kanë pranuar se pallati është problematik, por thonë se mungesa e ndërhyrjes deri më tani ka ardhur për shkak se nuk janë siguruar fonde.

Gazetar: G.Këllçiu

Redaktor: J.Hoxhaj

Montazhier: O.Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco