Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

SYRI TV/ Asfaltit elektoral i del boja në Elbasan, banorët: Do mbytemi përsëri nga uji këtu

13:56, 06/03/2023
A+ Aa A-

Asfalti elektoral nuk ka të ndalur në bashkinë e Elbasanit. Vetëm pak ditë pasi punëtorët e bashkisë e shtruan, asfalti elektoral nisi të dëmtohet. Banorët e lagjes “Kongresi i Elbasanit” denoncuan skandalin e bashkisë së qytetit, që po tenton të mbledhë vota me asfalt elektoral.

Nga SYRI TV

Këto pamje tregojnë disa rrugica në një bllok pallatesh në lagjen “Kongresi Elbasanit” në Elbasan. Siç shihet, ky asfalt është shtruar vetëm pak ditë më parë nga ndërmarrja e shërbimeve publike, e cila ka mbushur disa gropa në prag të zgjedhjeve lokale, ku qartazi qëllimi i këtij asfalti është marrja e votës së qytetarëve dhe jo përmirësimi i jetesës së tyre.

Këtë e thonë vetë banorët e kësaj lagje, të cilët kanë denoncuar skandalin e hedhjes së asfaltit elektoral në rrugët e lagjes së tyre, ku siç shihet nga pamjet, pak ditë pas punimeve, ky asfalt ka nisur të prishet.

Këtij denoncimi i është bashkëngjitur dhe anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike në Elbasan, Doris Madhi, e cila ngriti akuza ndaj bashkisë. Doris Madhi deklaroi se pas 16 vitesh abuzim me pushtetin, bashkia e Elbasanit do të çlirohet nga socialistët në 14 maji, për të sjellë ndryshimin që dëshirojnë qytetarët.

Gazetar: M.Sejdini

Montazhier: N.Stafa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco