DEA ‘shmang’ shtetin, fton direkt shqiptarët: Na njoftoni në këtë numër për drogën dhe pastrimin e parave

DEA ‘shmang’ shtetin, fton direkt shqiptarët: Na njoftoni në këtë numër për drogën dhe pastrimin e parave

13:00, 06/03/2023
A+ Aa A-

Agjencia amerikane e luftës kundër drogës, DEA, ka ftuar qytetarët shqiptarë që të njoftojnë direkt në një numër të dedikuar nëse kanë informacione për drogën apo për pastrimin e parave.

Në njoftimin zyrtar thuhet se ata kanë krijuar një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë.

Çdo informacion i dërguar do mbahet sekret.

NJOFTIMI ZYRTAR

“Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco