Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

SYRI TV/ Aksidenti tragjik në Larisa të Greqisë, qytetarët e Korçës homazhe për viktimat

12:50, 06/03/2023
A+ Aa A-

Aksidenti tragjik hekurudhor që ndodhi në Larisa të Greqisë, ka gjetur solidaritetin e qytetarëve të Korçës. MbrëmJen e së dielës, qytetarë të shumtë ndezën qirinj në nder të viktimave të aksidentit, mes të cilëve ishin dhe 6 shqiptarë.

Nga SYRI TV

Qytetarët e Korçës, kanë ndezur qirinj dhe mbajtur heshtje në nder të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi pak ditë më parë në Greqi, ku mes viktimave janë dhe gjashtë shqiptarë.

Qirinjtë u ndezën në konsullatën greke në Korçë, ku konsulli Nikolaos Yotopoulos  falenderoi qytetarët shqiptarë për solidaritetin e treguar për aksidentin tragjik. Homazhe kanë kryer dhe qytetarë të shumtë të Korçës, duke shprehur solidaritet dhe ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik. Dita e diel 5 mars, ishte ditë zie kombëtare në Shqipëri për viktimat dhe të lënduarit e aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi në Larisa.

Gazetare: S.Xhomaqi

Operator:S.Çallëku

Redaktor: J.Hoxhaj

Montazhier: O.Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco