‘Vranë shitësin’/ Vladimir Kurti, vëllai i viktimës në Kamëz u dënua me burgim të përjetshëm, 26 vite për shokun e tij

‘Vranë shitësin’/ Vladimir Kurti, vëllai i viktimës në Kamëz u dënua me burgim të përjetshëm, 26 vite për shokun e tij

15:49, 01/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Vladimir Kurtin dhe 26 vite burg kundër Rruzhdi Hodën në 5 gusht 2019.

Vrasja e shitësit të marketit në Kamëz në vitin 2018 ka përfunduar me dënim maksimaj për një të akuzuar dhe dënim me 26 vite burg për tjetrin.

Togat e zeza bazuar në provat e sjella nga Prokuroria kanë gjetur fajtor dy të akuzuarit për vrasjen e rëndë që ndodhi më shumë se një vit më parë në Kamëz.

Vladimir Kurti dhe Rruzhdi Hodaj, kanë pranuar grabitjen, por gjatë shqyrtimit të çështjes janë munduar t’ia faturojnë njëri-tjetrit organizimin dhe përdorimin e armës së zjarrit që solli edhe pasojat më të rënda.

Kurti ka marrë pjesën më të madhe të fajit, pasi gjatë hetimit është zbuluar ka qenë ai personi që ka qëlluar me armë Buçin, në sy të gruas dhe djalit të tyre të mitur. Por ashtu ka qenë dhe vet gruaja Rita Buçi, që ka identifikaur Kurtin si vrasës.

Kjo dyshohet se është edhe lidhja me vrasjen e Elteva Kurtit ditën e sotme në oborrin e banesës së saj Kamëz

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco