Të tjera detaje janë bërë publike nga vrasja me armë zjarri i 31 vjeçares Etleva Kurti në oborrin e banesës në Kamëz.
Sipas burimeve të gazetares Bleona Sari për SYRI TV, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për gjakmarrje, pasi vëllai i Etleva Kurtit, Vladimir Kurti vrau pronarin e një marketi në vitin 2018 dhe plagosi bashkëshorten e tij.
Ndërkohe dyshohet se në banesën në Kamëz jetonte Etleva Kurti me nënën e saj.
Vladimir Kurti është vëllai i viktimës sot i cili ka vrarë Agim Buçin dhe ka plagosur bashkëshorten Meritën, ngjarje e 5 vite më parë në Kodër Kamëz.
Dyshohet se dy persona kanë qënë në makinë dhe kanë ndaluar përpara banesës në Kamëz, ku kanë pyetur një zonjë për Etleva Kurtin, teksa ajo i ka treguar banesën, njeri nga dy personat ka hyrë në oborr ka gjetur Etlevën dhe e ka qëlluar për vdekje, ku më pas janë larguar.
© SYRI.net