SYRI TV/ Autobusi merr përpara disa automjete, Gjoka: Po punojmë për të përcaktuar rrethanat

13:47, 27/02/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur tek Ura e Tajvanit, pranë pallateve Shallvareve, ku një autobus i linjës së Unazës, është përplasur me disa mjete, ku të paktën u përfshinë nëntë autovetura.

Nga SYRI TV

Nga ky aksident janë lënduar gjashtë persona, të cilët u transportuan për mjekim në spital.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat e këtij aksidenti.  Sipas dëshmive të para, autobusi nuk ka mundur të frenojë në semafor, duke marrë me vete edhe automjetet e tjera.

Shefi i trafikut urban Taulant Gjoka, ka thënë se po kryhet të gjitha hetimet, dëmet janë të konsiderueshme dhe po kryhen të gjitha hetimet nëse shkak mund të jetë edhe përdorimi i pijeve alkoolike. Por nga verifikimi i parë pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco