EMRAT/ Makina e atentatit, arrestohet kunati i Erion Alibejt dhe miku i tij

EMRAT/ Makina e atentatit, arrestohet kunati i Erion Alibejt dhe miku i tij

10:41, 20/02/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë vënë në prangat e policisë në lidhje me automjetin e zbuluar një ditë më parë në Elbasan, që dyshohet se do të përdorej në një atentat mafioz.

Të arrestuarit janë Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt dhe Arsen Preçi. 

Raportohet se brenda në çantën hedhur në kosh pranë automjetit të braktisur, policia ka gjetur mjete identifikuese me emrin e Arben Spahiut.

Bëhet fjalë për dy mjete identifikimi, konkretisht një kartë identiteti dhe një pasaportë e falsifikuar greke në emër të Spahiut.

Arben Spahiu është vëllai i Arjan Spahiut, të vrarë në Belgjikë në vitin 2020 dhe djali i tezës së Everest alias Ibrahim Caka, i vrarë në 11 maj të vitit 2021.

Spahiu është kunati i Erion Alibej, i cili aktualisht ndodhet në burg si i akuzuar nga SPAK, për urdhërimin dhe financimin e një seri vrasjesh në Durrës, Peqin dhe Elbasan.

Ditën e djeshme policia njoftoi se kishin marrë informacion se në orët e vona të së shtunës mund të ndodhte një ngjarje kriminale. Gjatë kontrolleve të kryera në terren është gjetur automjeti brenda të cilit ishin fshehur 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë).

Në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco