Lidhja me mafian shqiptare/ Studentët nisin protestat në Ekuador, kërkohet dorëheqja e presidentit

Lidhja me mafian shqiptare/ Studentët nisin protestat në Ekuador, kërkohet dorëheqja e presidentit

20:29, 17/02/2023
A+ Aa A-

Studentët kanë dalë në protesta në Ekuador, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të vendit, pasi mediat publikuan një investigim ku thuhet se ai ka lidhje me mafian shqiptare.

Studentët protestuan me pankarta “Ekuadori thotë JO”. Sipas tyre, Ekuadori po bëhet shtet i dështuar.

Të rinjtë protestuan përpara parlamentit, duke kërkuar që të nisin procedurat për shkarkimin e presidentit Guillermo Lasso.

Ky i fundit, vendosi të sulmojë dhe kërcënojë gazetarët e portalit La Posta, që publikoi investigimin.

Gazetarët iu përgjigjën duke thënë se refuzojnë këtë sjellje autokratike dhe intimiduese. Prokuroria thotë se ka nisur hetimet për rastin.

La Posta publikoi një investigim, bazuar në informacionet e inteligjencës ekuadoriane, ku thuhet se kunati i presidentit, Danila Carrera është i lidhur me mafian shqiptare. Ai i mban këto kontakte përmes mikut të tij, Ruben Cherrez.

Carrera dhe Cherrez ishin personat përgjegjës për vendosjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë. Para pak ditësh, ministri i Agrikulturës në vend dha dorëheqjen pasi u mësua se ishte caktuar në këtë post nga dyshja Carrera-Cherrez.

Mediat ekuadoriane shkruajnë se emri i shqiptarit, me të cilin janë të lidhur Carrera dhe Cherrez është Dritan Gjika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco