Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Po dërgohej në spital, pasi u rrëzua, vdes në ambulancë 50-vjeçari

Po dërgohej në spital, pasi u rrëzua, vdes në ambulancë 50-vjeçari

18:04, 17/02/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Korçës.

Policia bën të ditur se, 50-vjeçari me inicialet H. B., në gjendje të dehur ishte rrëzuar në banesën e tij dhe kishte marrë dëmtime në kokë, dhe gjatë transportimit me autoambulancë për në spitalin e Korçës, ai ka humbur jetën.

Policia e Maliqit/ Informacion paraprak

Më datë 17.02.2023, rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq. Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco