Detaje nga arrestimi i Leonard Dukës/ U kap nën shoqërinë e një vajze...

Detaje nga arrestimi i Leonard Dukës/ U kap nën shoqërinë e një vajze...

10:30, 17/02/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e Leonard Dukës në një banesë private në një provoncë të Brukselit në Belgjikë.

Burime bëjnë me dije se ai është arrestuar rreth orës 6 të mëngjesit.

Gjatë arrestimit mësohet se 37-vjeçarit i janë gjetur armë zjarri dhe shuma parash.

Burime nga gazetarja, Bleona Sari për Syri TV bën me dije se ishte policia shqiptare ajo e cila kishte vënë në dijeni autoritetet belge për vendodhjen e tij.

Mësohet se Duka bashkëjetonte me një vajzë në një provincë të Belgjikës, ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar bashkëpuntorët e tij në shtetin belg. 

Gjithashtu kanë nisur procedurat dhe pritet që Duka të ekstradohet në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco