VIDEO/ Arrestohet autori që hodhi në erë hotelin në Sarandë, shkak pronësia

VIDEO/ Arrestohet autori që hodhi në erë hotelin në Sarandë, shkak pronësia

08:59, 14/02/2023
A+ Aa A-

Pas hedhjes në erë të hotel Bizantit në Sarandë mëngjesin e së hënës, grupi i posaçëm hetimor ka arrestuar autorin. Ai është Sotir Çabiri, babai i të cilit kundërshtonte vendimin e gjykatës për dhënien e hotelit në masën 90%, Dhimitër Evangjeliu, ndërsa atij vetë si ortak, Spirto Çabirit, i mbetej vetëm 5% e kësaj prone.  

Policia e Shtetit njoftoi si më poshtë se brenda disa orëve punë intensive profesionale hetimore, e zbardhi ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Sarandë:

"Pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Sarandë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët dhe ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, DVP Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, vijuan veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Falë hetimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, për rreth 12 orë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit: S. Ç., 36 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.

Ky shtetas, mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive, në hotelin që babai i tij, shtetasi Spiro Çabiri, 63 vjeç, kishte në bashkëpronësi me shtetasin Evangjeliu Dhimiter, për shkak të një procesi gjyqësor që kishin 63-vjeçari dhe shtetasi Evangjeliu Dhimiter, proces i nisur që në vitin 2002, dhe në përfundim të të cilit, pjesa më e madhe e këtij hoteli do të kalonte në pronësi të shtetasit Evangjeliu Dhimiter. LEXO

Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli i ndërtuar në vitin 1996 dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të objekteve të tjera në afërsi të hotelit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco