Hoteli i hedhur në erë në Sarandë: Dy pronarë, të përfshirë në varg procesesh gjyqësore

Hoteli i hedhur në erë në Sarandë: Dy pronarë, të përfshirë në varg procesesh gjyqësore

07:46, 13/02/2023
A+ Aa A-

Hoteli trikatësh, që është hedhur në erë mëngjesin e së hënës në Sarandë njofton gazetarja e SYRI TV, mësohet se ka qënë objekt procesesh gjyqësore, me palë paditëse Dhimitër Evangjeliun e të paditur, Spiro Çabirin dhe Vangjel Shtukën. Biznesi rezulton i regjistruar në QKB në bashkëpronësi të Spiro Çabirit dhe Vangjel Shtukës me administratore Miranda Çabirin.

Biznesi ishte hotel dhe piceri i regjistruar me emrin “Bizanti”. Ai nuk ishte në punë gjatë dimrit.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë kishte vendosur më 22 prill 2004, për çështjen civile që u përkiste: Paditës Dhimitër Evangjeliu dhe të paditur Vangjel Shtuka, Spiro Çabiri, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajshme në Sarandë, detyrimin që të njohin si pronar paditësin mbi 90% të pronësisë së hotelit sipas marrëveshjes së vitit 1991, fshirjen nga ZRPP të regjistrimit të bërë në emër të paditësve etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco