VIDEO/ Dy banda, një stil/ Konflikti për pronën dhe konflikti për mediat

11:49, 13/02/2023
A+ Aa A-

Para disa kohësh, analisti Fatos Lubonja bënte konstatimin se në Shqipëri, qeveria nuk dallon nga bandat.

Kur një vend arrin në pikën kur nuk dihet ku mbaron krimi dhe ku fillon qeveria, atëherë flitet për shtet mafioz.

Ndërsa krimi bën kërdinë në vend, SHISH dhe Policia e Shtetit janë më shumë të shqetësuar për të përndjekur kritikët e qeverisë.

Një nga shembujt më flagrantë se si bandat dhe kryeministri Edi Rama i zgjidhin konfliktet njësoj, e tregon ky video-krahasim.

Aty tregon se si qeveria e Edi Ramës vendosi të zgjidhë konfliktin e saj me botuesin Irfan Hysenbelliu, duke i hedhur në erë hotelin e tij ‘Prestige’.

Ndërkohë një video e momenteve të fundit tregon se si një konflikt për një hotel në Sarandë u zgjodh në mënyrë të ngjashme nga bandat: me tritol dhe pa ligj.

Një hotel i quajtur ‘Bizant’ u hodh në erë në Sarandë, ndërkohë që pronarët ishin në proces gjyqësor. Pamjet e shpërthimit kanë tronditur opinionin publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco