VIDEO-SYRI TV/ Shfryhet ‘superoperacioni’ policor në Vlorë, lirohen elektricistët

12:41, 12/02/2023
A+ Aa A-

Katër elektricistët e arrestuar pas zbulimit të dy shtëpive të barit në Vlorë, janë nxjerr nga qelia se të mospërfshirë direkt në aktivitetin kriminal. Me këtë argument ata shkojnë në arrest shtëpie. Elektricistët ranë në pranga pas një plagosje me armë në Vlorë, që çoi në zbulimin e kultivimit të drogës në vila luksoze.

Nga SYRI TV

Gjykata e Vlorës ka liruar nga qelia duke caktuar arrest shtëpie për 4 elektricistët që u arrestuan pas zbulimit të dy shtëpive të barit në fshatin Kropisht dhe në lagjen ‘10 Korriku’. Niko Dhimaj, Florjan Çaushaj, Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi i shpëtojnë burgut, me argumentin e dhënë nga togat e zeza se ata nuk rezultojnë të përfshirë direkt në aktivitetin kriminal.

Ndërkohë Gjykata urdhëroi mbajtjen nën vëzhgim të këtyre shtetasve deri në përfundim të hetimeve.

Kujtojmë se tentativa për vrasjen e Dëfrim Pashajt nga Ledjon Zhaj, e ndodhur më 9 shkurt, nxori zbuluar dy shtëpitë, ku kultivoheshin sasi të mëdha të bimëve narkotike. Pas plagosjes me armë, një nga banesat që policia vendosi në survejim ishte ajo e Lorenc Xhaferrit, kunatit të Ledjon Zahajt.

Fillimisht nuk gjeti persona në banesën luksoze, teksa efektivët pritën në distancë mbërritjen e këtij të fundit në vilën e kunatit. Kati i parë dhe i tretë i vilës, ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike. Aty u gjetën dhe u sekuestruan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e mbyllur të drogës. 42-vjeçari, Lorenc Xhaferri.

Operacioni kishte nisur paralelisht, në lagjen ‘10 Korriku’ dhe në fshatin Kropishtë, në Selenicë. Gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të Dritan Koçiraj në këtë fshat, u gjetën dhe u sekuestruan bimë narkotike kanabis sative dhe pajisje të kultivimit.

Koçiraj u prangos në flagrancë dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, Përparim Koçiraj. E teksa plagosja e dëfrim Pashajt u cilësua si konflikt i çastit në fillim, organet hetimore kanë dyshime që ngjarja të jetë pasojë e aktivitetit kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco