Aksident tragjik në Itali, vdes i riu shqiptar

Aksident tragjik në Itali, vdes i riu shqiptar

16:30, 07/02/2023
A+ Aa A-

Bënte çdo ditë qindra kilometra rrugë nga Prato në Mercatale Valdarno, pranë Arezzos për të punuar, deri mëngjesin e sotëm.

Një aksident tragjik i ka marrë jetën në mëngjes shqiptarit 39-vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me makinën e tij, kur është përplasur në mënyrë frontale me një makinë që drejtohej nga një grua.

Siç shkruajnë mediat italiane, 39-vjeçari shqiptar në ndërruar jetë në duart e infermierëve të autoambulancës të cilët po mundoheshin ta shpëtonin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Valdarno, pranë komunës së Bucine.

Gruaja që ndodhej në makinën tjetër është shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco