Goditi me thikë nusen se dyshonte për tradhti/ 31 vjeçari niset nga Vlora për të vrarë personin në Tiranë

11:05, 06/02/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë bërë publike nga arrestimi i 31 vjeçarit në Vlorë i cili donte të vriste me kallashnikov një person në Tiranë.

Burimet nga policia e Vlorës bëjnë me dije se shtetasin në Tiranë, 31 vjeçari Xhavair Kovaçi ka dashur ta vrasë pasi kishte dyshime se bashkëshortja kishte lidhje me këtë të fundit.

Mendohet se edhe arsyeja përse e ka goditur bashkëshorten me thikë dhe i ka marr telefonin ishte për shkak të dyshimeve për tradhëti që donte ti vërtetonte me anën e bisedave telefonike.

Më pas ka shkuar në Tiranë, ka lënë takim me personin në fjalë, ka udhëtuar nga Vlora drejt Tiranës me kallashnikov në makinë dhe pas konfliktit për motive të dobta ka tentuar ta vrasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco