Në ‘arrest shtëpie’, por shqiptari kapet mat me ‘të bardhë’ në tavolinë

Në ‘arrest shtëpie’, por shqiptari kapet mat me ‘të bardhë’ në tavolinë

19:01, 02/02/2023
A+ Aa A-

Një 53-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në arrest shtëpie, është rikthyer në qeli, pasi është kapur ‘mat’ nga policia duke konsumuar kokainë në banesën e tij, së bashku me disa miq, ndërsa kishin shtruar edhe barbeque.

Shqiptari i arrestuar për trafik droge në muajin dhjetor ishte lënë nga gjykata në ‘arrest shtëpie’, por kur policia i shkoi për një kontroll rutinë për të parë nëse ishte aty, karabinierët e gjetën 53-vjeçarin nën shoqërinë e disa miqve, në tarracën e shtëpisë, me skarë të ndezur dhe mish duke u pjekur në të.

Po ashtu, atyre iu gjetën në tavolinë 10 gramë kokainë, mbi 900 euro dhe materiale të tjera të dobishme për të paketuar gjithçka, përkatësinë e të cilave i mori përsipër shqiptari. Ky i fundit u rikthye kështu brenda qelive të burgut, duke rënduar pozitat e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco