VIDEO - EMRI/ Aksident në Tiranë, përplasen dy makina, një i vdekur

09:35, 02/02/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën "Kastriotët" në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur e për pasojë ka humbur jetën 1 shtetas.

Viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi Avni Gjuni. Ndërsa të plagosurit janë Murat Dorezi dhe Egzon Murataj, shoferët e dy mjeteve të përfshirë në aksident.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco