SYRI TV/ ‘3 mln lekë për një banesë të braktisur’, banori në Paçram denoncon abuzimin e OSHE

14:02, 28/01/2023
A+ Aa A-

Pashk Luka nga Vau i Dejës prej vitit 2004 është larguar drejt Greqisë, ndërsa në shtëpinë e tij në fshatin Paçram nuk jeton askush prej atij moment.

Luka denoncon për Syri Televizion se tashmë ka një detyrim prej 3 milion lekë të vjetra kundrejt Operatorit të shpërndarjes  energjisë elektrike.

Ai shprehet se pavarësisht ankesave që ka kryer pranë OSHE, nuk ka marrë përgjigje.

Për më tepër, qytetari tregon se matësi I energjisë në këtë banesë është vjedhur vite më parë. 

Pashk Luka kërkon nga operatori  shpërndarjes së energjisë zgjidhjen përfundimtare të këtij problem që zvarritet prej vitesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco