Policia Rrugore: 11 makina inteligjente dhe 16 radarë automatikë në terren

Policia Rrugore: 11 makina inteligjente dhe 16 radarë automatikë në terren

13:37, 02/01/2023
A+ Aa A-

Në këto ditë festash, Policia Rrugore ka zgjedhur që t’u bëjë një apel shoferëve që të ecin me kujdes, të shmangin shpejtësinë dhe telefonin teksa udhëtojnë, pra të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Në një njoftim për mediat, Policia Rrugore bën me dije se në terren në të gjitha akset rrugore janë 11 makina inteligjente, 16 radarë automatikë, si dhe dhjetëra patrulla me mjete të paloguara, të cilat po monitorojnë qarkullimin.

NJOFTIMI ZYRTAR

Mos udhëtoni më shpejt se jeta!

Shërbimet e Policisë Rrugore, përgjatë 2 ditëve të para të vitit të ri 2023, kanë intensifikuar monitorimet në akset rrugore dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në të gjitha akset rrugore, 11 makina inteligjente, 16 radarë automatikë, si dhe dhjetëra patrulla me mjete të paloguara, janë duke monitoruar qarkullimin.

Njëkohësisht, vijon monitorimi me përzgjedhje edhe për parandalimin e drejtimit të automjeteve, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, të shmangin pijet alkoolike kur u duhet të drejtojnë mjetin, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe në çdo rast, t’i japin përparësi këmbësorëve.

Adrenalina e festës nuk duhet të cënojë jetën.

Kontribuoni për sigurinë rrugore!

Vit të ri sa më të mbarë!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco