Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Vrasja në Athinë, media greke: Dyshime se i njëjti autor ka vrarë edhe dy shqiptarë të tjerë

Vrasja në Athinë, media greke: Dyshime se i njëjti autor ka vrarë edhe dy shqiptarë të tjerë

10:49, 25/12/2022
A+ Aa A-

Media greke “To Vima” duke i’u referuar burimeve policore, në një artikull të ditës së sotme lidhur me vrasjen e dy shqiptarëve Kreshnik Cerçizaj dhe Armando Ogranaja një javë më parë, mes të tjerash shkruan se ka dyshime se i njëjti vrasës të ketë ekzekutuar dhe dy shqiptarë të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për Ari Papën, 32-vjeç nga fshati Dhiver i Sarandës, ekzekutuar me armë zjarri teksa pinte kafe në një lokal në “Sepolia” Athinë në maj 2021 dhe Dikenc Halilin, 39-vjeç nga Tepelena, ekzekutuar me armë zjarri në një lokal në “Agio Pavlo” Athinë në tetor 2021. Sipas policisë të treja ekzekutimet kanë ngjashmëri mbresëlenëse.

Nga ana tjetër “To Vima” shkruan se ka dyshimet se urdhëri për vrasjen e një jave më parë të jetë dhënë nga shqiptarë që ndodhen në burgjet e Greqisë jugore, që janë dyshuar edhe më parë për ngjarje të tilla të ngjashme. Konkretisht po hetohet roli i dy shtetasve shqiptarë të burgosur, njëri i përfshirë më parë në një arratisje masive dhe tjetri një person që është hetuar nga shumë sektorë të policisë, përfshire dhe Anti-Terrorin./tovima.gr/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco