VIDEO – SYRI TV/ Nga kasollja, në burg për ‘ndërtim pa leje’: Po rregullonte banesën e prishur nga tërmeti

13:50, 23/12/2022
A+ Aa A-

Adil Ramollari është denuar nga gjykata e Elbasanit me 6 muaj burg për riparimin pa leje të baneses se tij, e cila u demtua nga tërmeti i nëntorit. Për 3 vite institucionet nuk u kujtuan për të duke e lënë të jetojë sëbashku me familjen në kasolle në fshatin Lugaj. I gjendur i pashpresë dhe pa ndihme nga institucionet, kryefamiljari mori para borxh dhe nisi te hapte themelet e shtëpisë, por në këtë moment ai u arrestua nga policia, me pas u denua nga gjykata, edhe pse dekaroi arsyet jetike të tij që e cuan në ndertimin e shtepise.

Syri tv

Adil Ramollari, një 55-vjeçar nga fshati Lugaj, në njësinë administrative Papër të Elbasanit, është dënuar me 6 muaj burgim, pasi po rregullonte pa leje banesën e shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ai dhe familja e tij jetojnë prej më shumë se tre vitesh në kasolle, pasi janë në pamundësi ekstreme financiare për të ndërtuar një shtëpi të re. Në mars të vitit 2021, Ramollari arrin të sigurojë disa lekë borxh për të blerë materiale dhe po ndihmohej falas nga bashkëfshatarët për të sistemuar shtëpinë e dëmtuar. Por, sapo nisi punimet, ia behën forcat policore të Komisariatit të Elbasanit, të cilat nisën procedurat penale ndaj Ramollarit. “Syri Televizion” ka siguruar vendimin e gjykatës së Elbasanit.

Ai ka deklaruar në Polici se shtëpia ekzistuese, e ndërtuar në tokën e tij, është shembur si pasojë e tërmetit. Në këto kushte ai aktualisht, bashkë me familjen është strehuar tek kasollja e bagëtive. Pak ditë para se të mbërrinte policia, ai kishte nisur të hapte themele në krah të kasolles, në gjurmët e banesës së shkatërruar. Ai ka deklaruar para policisë se është shumë dobët nga ana ekonomike dhe paratë për të ndërtuar shtëpinë i ka marë borxh tek të afërmit, ndërsa punëtorët që do e ndihmojnë me ndërtimin do vijnë vullnetarisht. Deklarimet e 55-vjeçarit janë konfirmuar edhe nga akt-ekspertiza e kryer nga Policia. Megjithatë, rasti i tij u dërgua në Prokurori dhe më tej në Gjykatë. Kjo e fundit, në 16 Dhjetor 2022 ka vendosur ta dënojë me 6 muaj burgim, duke e konvertuar në 8 muaj shërbim prove. Dënimi i Ramollarit nga fshati Lugaj vjen pikërisht në një kohë, kur qeveria e Edi Ramës po fal ndërtuesit e kullave dhe kateve pa leje në qendër të Tiranës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco