VIDEO/ Përplasi për vdekje 17-vjeçarin, Bollano në gjendje të rëndë shëndetësore në spital

13:12, 23/12/2022
A+ Aa A-

Dy ditë pasi aksidentoi për vdekje një 17-vjeçar, gjendja shëndetësore e ish-kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano është përkeqësuar.

Aktualisht, Bollano gjendjet në Spitalin e Vlorës. Edhe më parë, ai ka pasur probleme në zemër të cilat i janë kthyer në kritike pas aksidentit.

Ditën e sotme, pritet që Bollanos t’i komunikohet masa e sigurisë “Arrest me burg” në 13:30 në ambientet e Spitalit të Vlorës.

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano u arrestua ditën e djeshme nga policia, pasi aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin Elio Hamiti.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë rreth orës 17:00, teksa Bollano duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, aksidentoi të miturin, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra. 17-vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco