Vendimi/ Gjykata e Lartë lë në burg rusin e dyshuar për spiunazh

Vendimi/ Gjykata e Lartë lë në burg rusin e dyshuar për spiunazh

10:29, 23/12/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për rusin e dyshuar për spiunazh Mikhail Zorin.

Ai i ishte drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për një masë më të butë sigurie, kërkesë që nuk është pranuar duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës.

Më herët, Gjykata e Lartë ka rrëzuar dhe kërkesën e ruses tjetër Svetlana Timofeeva dhe ukrainasit Fedir Aplatov.

Tre të rinjtë u arrestuan pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh ku sulmuan rojet me spraj neuroparalizues.

Ata po hetohen nga Prokuroria e Elbasanit dhe dyshohet se janë dërguar nga shërbimet inteligjente për të mbledhur informacione sekrete në Shqipëri, kryesisht për infrastrukturat kritike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco