'Më keni zënë tokën…', 57-vjeçari në Dibër sharron shtyllat e OSHEE

'Më keni zënë tokën…', 57-vjeçari në Dibër sharron shtyllat e OSHEE

10:20, 23/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 57-vjeçar pasi ka prerë me sharrë shtyllat e OSHEE-së. I arrestuari kishte kundërshtuar me forcë vendosjen e shtyllave sepse ishin në pronën e tij.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Preu me motorsharrë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE, për të furnizuar me energji elektrike banorët e fshatit Borie -Lurë, arrestohet në flagrancë 57 vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte dëmtuar (prerë), disa shtylla druri të vendosura nga punonjës të OSHEE-së, për të furnizuar fshatin Borie-Lurë me energji elektrike, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas hetimeve ka rezultuar se autori i dyshuar është shtetasi D.K.,  57 vjeç, banues në fshatin Borie-Lurë, i arrestuar në flagrancë, i cili ka prerë shtyllat me pretendimin se janë vendosur në tokën e tij.

Po në vijim të verifikimit të pronës ku ishin vendosur shtyllat ka rezultuar se është pronë shtet e njësisë Administrative Lurë, Bashkia Dibër

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale "Shkatërrim prone me dashje", "Vetëgjyqësi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco