Dhunoi fizikisht një person dhe e kërcënoi për t’i dhënë 3 mijë euro, arrestohet i riu. Policia i sekuestroi…

Dhunoi fizikisht një person dhe e kërcënoi për t’i dhënë 3 mijë euro, arrestohet i riu. Policia i sekuestroi…

09:58, 23/12/2022
A+ Aa A-

Një i ri është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me armë zjarri një person për t’i dhënë shumën prej 3 mijë euro.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shuma” u vu në pranga, 26-vjeçari nga Prrenjasi ndaj të cilit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar dje masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në cilësinë e provës materiale, 26-vjeçarit iu sekuestruan automjeti që përdorte dhe 2 aparate celulare.

“Si rezultat i këtij operacioni, u kap dhe u ndalua shtetasi N. S., 26 vjeç, banues në Prrenjas, ndaj të cilit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 22.12.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit me metoda proaktive, ka rezultuar se shtetasi N. S. ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3000 eurosh”, sqaron policia.

Ndërkohë Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco