Mallra kontrabanë përmes Kakavijës, arrestohet doganieri dhe një 50 vjeçar

Mallra kontrabanë përmes Kakavijës, arrestohet doganieri dhe një 50 vjeçar

09:10, 23/12/2022
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar pasi u kapën në pikën doganore Kakavijë kanë kaluar pa kontrollin dhe dokumentacionin përkatës mjete kontrabandë ushqimore e industriale, mediakamente mjekësore.

Me finalizimin e operacionit të koduar "Artikujt", u arrestuan në flagrancë shtetasit: Flamur Gega, 50 vjeç, banues në Fier dhe Thoma Karanxha, 39 vjeç, banues në Kakavije, me detyrë doganier në Pikën Doganore Kakavije.

Shtetasi F. G. u arrestua pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip furgon, brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan mallra të ndryshme ushqimore dhe industriale, medikamente mjekësore dhe një sasi nafte, pa dokumentacionin përkatës.   

"Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi F. G. i kishte kaluar këto mallra nëpërmjet Pikës Doganore Kakavije, pa kryer veprimet përkatëse.

Në vijim të veprimeve u arrestua edhe shtetasi Th. K., me detyrë doganier në këtë pikë doganore, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar shtetasin F. G., për të kaluar mallrat, pa kryer veprimet doganore," njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, mallrat e kontrabanduara, 3 350 euro dhe 3 aparate celulare.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilët akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës",  "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Shpërdorim i detyrës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco