Skandalet / Efektivi dhunon kolegun, një përjashtohet, tjetri pezullohet. AMP përjashton inspektorin që vodhi 30 mijë eurot

Skandalet / Efektivi dhunon kolegun, një përjashtohet, tjetri pezullohet. AMP përjashton inspektorin që vodhi 30 mijë eurot

09:06, 23/12/2022
A+ Aa A-

Në Elbasan brenda pak orëve ndodhin dy episode mjaft të rënda në radhët e Policisë së Shtetit. Sapo u mor një vendim për vënien në pranga për një efektiv policie pasi ai u denoncua për vjedhje në një banesë, një konflikt verbal mes tre të tjerëve ka bërë që Policia e Shtetit të ndërhyjë dhe të pezullojë efektivët deri në momentin e zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.

Policia mbrëmë doli me një reagim zyrtar që njoftoi masat ndaj efektivëve të Komisariatit të Elbasanit, të cilët u përfshinë në akte të paprecedentë. Sipas të dhënave efektivi 24-vjeçar, Geraldo Nela, është përjashtuar nga trupa e Policisë së Shtetit një ditë pasi u arrestua për grabitje.

Efektivi akuzohet për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, pasi akuzohet se ka vjedhur 30 mijë euro nga një qytetar, i identifikuar si Syrja Kuqja.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se është marrë masa e pezullimit dhe për dy efektivë të tjerë policie, të cilët janë konfliktuar. E. H. është konfliktuar për motive të dobëta, me R. M., 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit. Gjatë konfliktit, R. M., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me sende të forta E. H., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia

Vetë Drejtoria e Policisë së Shtetit bëri me dije se pas arrestimit të inspektorit të policisë i cili dyshohet se ka grabitur shumën prej 30 mijë eurosh të qytetarit gjatë një kontrolli banese është vendosur të përjashtohet nga struktura e policisë.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar menjëherë pezullimin nga detyra, të 2 punonjësve të Policisë, shtetasve E. H. dhe R. M., punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Elbasanit dhe në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore.

Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H. është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin R. M., 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit. Gjatë konfliktit, shtetasi R. M., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë, shtetasin E. H., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po kryen hetimet e mëtejshme për këtë rast, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Policia e Shtetit është e vendosur për të mos toleruar asnjë punonjës policie që shpërdoron detyrën dhe besimin e qytetarëve, apo që bëhet vetë cenues i ligjit.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit inkurajon qytetarët që të denoncojnë çdo rast të implikimit të punonjësve të Policisë, në paligjshmëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco