Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

I bëri shenjë të ndalonte/ Efektivi i 'Shqiponjave' rreh policin e Rrugores

I bëri shenjë të ndalonte/ Efektivi i 'Shqiponjave' rreh policin e Rrugores

22:53, 22/12/2022
A+ Aa A-

Pas ngjarjes së Elbasanit ku një polic kishte rrahur kolegun e tij në bashkëpunim me disa shokë, një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe në Tiranë. 

Një polic i Rrugores është përleshur fizikisht me një efekvit të 'Shqiponjave'. 

Gjithçka ka nisur në momentin kur polici i Rrugores ka konstatuar me automjet me xhama të zinj që bëri parakalim të gabuar. 

Drejtues i kësaj makine ka rezultuar se ishte efektivi i 'Shqiponjave', Y. D.

Ky i fundit pasi ka ndaluar ka goditur kolegun e tij N. H. 

Lidhur me këtë ngjarje, policia e Tiranës njoftoi dy efektivët janë pezulluar nga detyra si dhe ndaj tyre ka nisur një procedim disiplinor. 

Njoftimi i policisë
Në lidhje me një lajm të publikuar në portale që bën fjalë për një konflikt të ndodhur mes një punonjësi të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore dhe një punonjësi të Forcës së Posaçme "Shqiponja", ju informojmë se:  

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit Y. D., punonjës Policie pranë Forcës së Posaçme "Shqiponja", pasi: 

Në rrugën e Barrikadave, punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, shtetasi N. H., ka konstatuar në parakalim të gabuar dhe me xhamat e errësuar automjetin me drejtues shtetasin Y. D., të cilit i ka bërë shenjë ndalimi. 
Drejtuesi i mjetit pasi ka ndaluar, është konfliktuar me punonjësin e Policisë, shtetasin N. H., të cilin e ka ofenduar e goditur për shkak të detyrës.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë.

Po në lidhje me këtë ngjarje është duke kryer veprime AMP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco