Ndahet nga jeta një nga anestezistët më të mirë shqiptar

Ndahet nga jeta një nga anestezistët më të mirë shqiptar

18:07, 22/12/2022
A+ Aa A-

Një nga anestezistët më të mirë shqiptar dr. Ilir Ohri është ndarë sot nga jeta.

Gjatë gjithë jetës profesionale Ohri është karakterizuar nga puna e pakursyer në shërbim të të sëmurëve më të rëndë dhe nga profesionalizmi i rrallë.

Na faqen zyrtare të Fakultetit të Mjekësisë u nda edhe lajmërimi për vdekjen e tij.

Postimi i plotë:

Me hidhërim te thellë ju njoftojmë se u nda nga jeta Prof. Ilir Ohri.

Profesor. Ilir Drini Ohri lindi ne Tirane me 27 nëntor 1955.

Arsimin fillor dhe te mesëm i perfundoi me suksese te larta. Studimet e larta i perfundoi me rezultate tē shkëlqyera ne Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin e Tiranës. Gjithashtu specializimin nga anesteziologjia me reanimacion e kreu ne Fakultetin e Mjekesise ne Tirane. Tezen e disertacionit te doktoratës me titull:" Ndikimet e ventilacionit mekanik me PEEP mbi hemodinamikën dhe gazometrine" e mbrojti në vitin 1997, disertacion per marrjen e gradës shkencore "Doktor" i shkencave te Miekësise. Dr Iliri vjen nga një

familje mjekesh me virtyte të larta patriotike dhe te ushtrimit të profesionit mjekësor. Gjyshi i tij dr. Musa Ohri, firmetar i Kongresit te Permetit, i ati dr. Drini Ohri, nje mjek i nderuar, organizator i shkelgyer Zv Minister i Shendetesise dhe drejtor i Spitalit nr. 1. Shendeti, 2015. Ka publikuar 25 punime

shkencore jashte vendit, me impakt faktor prej 54. Ka botuar si autor apo koautor: Anestezia e përgjithshme: përkth., Pierre Gauthier-Lafaye, Ilir Ohri, Roland Xhaxho. Teksti i traumës : emergjencat traumatike, Pirro Prifti, Ilir Ohri, Spiro Silla. Anestezia dhe reanimacioni, Vjollca Shpata (Hajro), Ilir Ohri, Kiri Zallari, Ilir Ohri, etj.

Prof. Ilir Ohri, një prej figurave më të shquara të Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit dhe tё mjekёsisё shqiptare, ka dhënë prej më shumë se 40 vitesh, një kontribut të veçantë dhe të jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij Shërbimi në vëndin tonë.

Ai është një nga themeluesit e Shërbimit modern të Anestezi-Reanimacionit dhe drejtues i tij prej 30 vitesh.

Prof. Ilir Ohri ka lënë gjurmën e tij në ngritjen, funksionimin dhe perfeksionimin e të gjitha njësive të reanimacionit në Tiranë e në mbarë vëndin.

Ai bën pjesë në bërthamën e shkëlqyer të mjekëve, që themeluan Shkollën e Anestezi-Reanimacionit që në gjysmën e parë të viteve ’80

Prof. Iliri i ka ndarë pa kursim dijet e tij të gjëra, ndër vite, me qindra mjekë anestezistë, të cilët i janë mirënjohës dhe janë krenarë, që kanë qënë nxënës të tij.

Një nga kulmet e veprimtarisë së Prof. Ohrit në fushën akademike është edhe krijimi i Shkollës së Anestezi-Reanimacionit në Republikën e Kosovës dhe përgatitja e një plejade specialistësh të fushës atje. Gjithashtu, ai ka udhëhequr mjaft doktoratura në Universitetin e Prishtinës.

Veprimtaria shkencore e Prof. Ohrit është e gjërë, cilësore dhe e larmishme. Ajo pasqyrohet jo vetëm në aplikimin klinik të të rejave bashkëkohore të fushës por edhe në artikujt e referimet e shumtë në shtypin shkencor kombëtar e ndërkombëtar. Ai është një nga themeluesit e Shoqatës së Anestezi-Reanimacionit dhe një nga drejtuesit aktivë të saj.

Gjatë gjithë jetës profesionale Prof. Ilir Ohri është karakterizuar nga puna e pakursyer në shërbim të të sëmurëve më të rëndë, nga ndershmëria e lartë, nga profesionalizmi i rrallё, nga integriteti solid dhe nga personaliteti i palëkundur.

Anestezi-Reanimacioni shqipëtar humbi mësuesin,  drejtuesin, mjekun e talentuar.

Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqeve, shokëve të tij.

U prehte në paqe profesori ynë i nderuar 🙏

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco