SYRI TV/ 'Jam në qiell të hapur, nuk kam të ardhura', mjerim dhe skamje në familjen Prenga

16:25, 22/12/2022
A+ Aa A-

Dhimbja dhe skamja në familjet e shqiptarëve ende qëndron këmbëkryq. E tillë është situata në familjen Prenga në Sanxhak të Kurbinit.

Vera Prenga është kryefamiljarja e cila prej tre vitësh është në kërkim të një strehe, pasi banesa u shkatërrua nga tërmeti, duke e lene atë dhe tre fëmijet e mitur në qiell të hapur.

Mes dhimbjes për rritjen e tre fëmijeve të sajë, 35 vjecarja apelon për ndihmë, pasi me një përkrahje ekonomike, gruaja duhet të ushqejë veten dhe fëmijët.

Bashkëshorti i saj ndërroj jetë 6 muaj më parë nga një sëmundje e rëndë, duke ia veshtirësuar edhe më shumë barrën për rritjen e tre vajzave, të mitura.

4 anëtarë e kësaj familje jetojnë në një shtëpi me qira pa asnjë kusht minimal për jetesë, duke paguar 5 mijë lekë, pasi të ardhurat janë tejet minimale sa për të mbajtur frymen gjallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco