VIDEO-SYRI TV/ SPAK mbyll hetimet për ish-gjyqtarin e GJL, kërkon kalimin për gjykim të Guxim Zenelajt

16:06, 22/12/2022
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe  dërgoi në n Gjykatë,  kërkesën  për gjykim në  ngarkim Guxim Zenelajt, ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Njëherësh SPAK kërkon që ish-zyrtarit të dorëhequr nga detyra përpara se të kalonte në filtrin e vetingut, të konfiskohen edhe 7 pasuri, mes të cilave 3 apartamente me sipërfaqe totale 179 m2, 2 bodrume me sipërfaqe totale 31 m2, një sipërfaqe toke në Porto Palermo të Himarës prej 1000 m2dhe një njësi 218.06 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë. 

TABELA (nuk lexohet): KËRKESË PËR KONFISKIM

1.            Pasuri me numër 3/670+1-10, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

2.            Pasuri me numër 3/670+1-18, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

3.            Pasuri me numër 3/670+1-55, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;

4.            Pasuri me numër 3/670-B9, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

5.            Pasuri me numër 3/670-B10, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

6.            Pasuria me numër. 674, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;

7.            Pasuri me numër 3/670-N1, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

Zenelaj akuzohet për veprën penale deklarim të rremë të pasurisë. Rreth një vit më parë, SPAK vendosi të pushojë një procedim penal për “fshehje pasurie” ndaj pesë ish-gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe dy ish-anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët u larguan nga sistemi i drejtësisë përmes vetingut ose dorëheqjeve, mes të cilëve edhe Zenelaj. Por shtatë muaj më vonë, Gjykata e Posaçme e rrëzoi kërkesën e SPAK, duke urdhëruar kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore. Ndërkohë, SPAK ka dërguar më parë për gjykim për fshehje pasurie e deklarim të rremë ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja; ish-gjyqtarët Fatos Lulo dhe Shkëlzen Selimi si dhe ka sekuestruar pasuritë e Admir Thanzës, i cili u dënua me 9 muaj burg në maj të vitit 2019 për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, pasi gjatë procesit të vetingut u gjet se kishte fshehur një dënim për vjedhje në Itali.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco