VIDEO/ Përmbytjet: Banorët përpiqen të shpëtojnë kalin, rrezikojnë jetën

10:42, 15/12/2022
A+ Aa A-

Momente ankthi e frike në Lezhë, ku me gjithë përpjekjet titanike të banorëve, është mbytur një kalë.

Hapja e portave të HEC-eve në Ulëz dhe Shkopet ka bërë që të ketë prurje të shumta në lumin Mat, duke rrezikuar në disa segmente dëmtimin e argjinaturës në zonën e Tales në Lezhë.

Sipas banorëve, rritja e nivelit të ujit ka qenë e menjëhershme duke përmbytur mjaft zona të mbjella si dhe bagëtitë.

Në pamje duket  kali i lidhur i cili mundohet të mbijetojë përmbytjes. Disa banorë u futën me varkë për ta shpëtuar. Ata përpiqen ta lidhin kalin, duke rrezikuar dhe jetën, por për shkak të rrymës, ai ikën me rrjedhën e lumit dhe mbytet.

Siç shihet nga pamjet, nuk ka asnjë autoritet vendor ose forca të ushtrisë për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco