Kokainë e bixhoz në lokalin pa letra,  policia procedon 9 persona

Kokainë e bixhoz në lokalin pa letra, policia procedon 9 persona

13:05, 14/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Pogradecit njofton se ka goditur një tjetër rast të përshtatjes së lokaleve për shpërndarjen e drogave të forta dhe për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. 

Në kuadër të operacioni “Çërrava”, u proceduan penalisht 9 persona, si dhe u sekuestruan 180 gr kokainë, 1 peshore elektronike, letra bixhozi, celularë dhe një sasi parash.

Në bazë të informacioneve shtetasit E. K. dhe M. A. kishin marrë në përdorim një lokal pa dokumentacionin përkatës, të cilin e kishin vënë në dispozicion për përdorim droge dhe për organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 36 vjeç si dhe u shpall në kërkim M. A., 31 vjeç, banues në fshatin Çërravë. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë personat e tjerë që u gjetën në ambientet e lokalit në momentin e operacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco