SYRI TV/ Mbi 300 juristë emigruan në Gjermani, Saimir Vishaj: Reforma në drejtësi - selektive

14:02, 10/12/2022
A+ Aa A-

Mbi 300 juristë kanë braktisur profesionin duke emigruar në Gjermani. Deklarata u bë nga juristi Saimir Vishaj në një aktivitet me temë “Sfidat e reformës në drejtësi’ të Shoqatës së Avokatëve Penalistë, ku u nderuan me ‘Togën e artë’ 6 profesionistë të së drejtës penale. Vishaj e konsideroi reformën - selektive, ndërsa paralajmëroi kërkesën për ndryshimin e shumë ligjeve, sidomos sa i përket Gjykatës së Lartë

Nga SYRI TV

Në një aktivitet të Shoqatës së Avokatëve Penalist Shqiptar, organizuar në Tiranë me temë “Sfidat e reformës në drejtësi”, si dhe ku u nderuan me togën e artë disa personalitete të jurisprudencës, kreu i Shoqatës, Saimir Vishaj, deklaroi se mbi 300 juristë kanë braktisur profesionin, duke emigruar në Gjermani. Ai theksoi se reforma në drejtësi ishte selektiive dhe nuk e ndëshkoi korrupsionin. Vishaj paralajmëroi kërkesën për ndryshime në shumë ligje të reformës në drejtësi.

Ismet Elezi, një nga profesorët më të shquar të kriminologjisë, sot 102 vjeç, paraqiti disa mesazhe domethënëse për reformën në drejtësi, duke vënë theksin, se kishte mangësi në kulturën juridike, në kohën kur ajo nisi.

Me “Togën e Artë” u nderuar profesor Ismet Elezi, avokatët Joana Elezi, Joana Qeleshio, Fran Lleshi, Kastriot Brahimuço dhe Murat Cara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco