VIDEO/ I thanë apliko te e-Albania, qytetari thyen xhamat e Hipotekës: Unë në Albania jam, delenxhinj!

20:43, 08/12/2022
A+ Aa A-

Institucionet shtetërore e kanë shndërruar në praktikë që t'i sorollatin qytetarët vërdallë, edhe për një vërtetim të thjeshtë. 

Burokracia vijon të jetë faktor shqetësues në zyrat e shtetit, ndërsa kalimi i disa shërbimeve kinse online ka bërë që administrata në një pjesë të mirë të saj të velet nga rehatia.   

Kjo në mjaft raste sjell irritimin e qytetarëve si ky i moshuar në Burrel i cili zemërimin e tij për mosmarrjen e shërbimit e shpreh duke goditur me gurë xhamat e zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. 

Punonjësit e Hipotekës i kanë kërkuar të moshuarit që të aplikojë te portali online e-Albania, përgjigje e cila për këtë qytetar, në këtë moshë të thyer, është e vështirë të kuptohet. Dhe jo më kot fjalët e tij gjatë replikës me punonjësit kanë qenë: "Po unë ku jam? Në Albania jam, delenxhinj". 

Pas kësaj ngjarje, policia e Burrelit ka regjistruar procedim penal ndaj të moshuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco