Operacion anti-drogë në Berat, dy shpërndarës në pranga me kokainë 'tullumbace'

Operacion anti-drogë në Berat, dy shpërndarës në pranga me kokainë 'tullumbace'

09:58, 03/12/2022
A+ Aa A-

Një operacion anti-drogë u zhvillua në Berat dhe dy persona u vunë në pranga: Sokol Gjeçi, 42 vjeç dhe Klodian Demaj, 22 vjeç, të dy banues në Berat. 

Policia e Beratit, pas një hetimi disamujor, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për dy shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Beratit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë organizuar operacionin "Ypsilon" për kapjen e tyre.  Si rezultat u arrestuan S. Gj, 42 vjeç dhe K. D, 22 vjeç, të dy banues në Berat. 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se S.Gj. bashkëpunonte me K. D, për shpërndarjen e dozave të kokainës dhe të kanabisit, në zona të ndryshme të Beratit.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, atyre iu gjetën dhe 85 doza narkotike kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 5 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco