Tentoi të korruptoi policion pasi u kap me dru të prera në mënyrë të paligjshme, arrestohet 34 vjeçari

Tentoi të korruptoi policion pasi u kap me dru të prera në mënyrë të paligjshme, arrestohet 34 vjeçari

12:14, 02/12/2022
A+ Aa A-

Një 34 vjeçar nga Saranda është arrestuar pasi tentoi të korruptoi policin pasi u kap me lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit të polcisë, ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr.4, Sarandë, duke transportuar me mjetin tip "Ford", 6 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Për të shmangur shoqërimin në komisariat, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 7 000 lekë. 

Njoftim i policisë/ Sarandë

U kap në flagrancë duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, që të mos e shoqëronin në komisariat, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen lënda drusore dhe automjeti që shërbente për t’i transportuar.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale "Prerja e paligjshme e pyjeve" dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , i shtetasit R. Th., 34 vjeç, banues në Sarandë. 

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr.4, Sarandë, duke transportuar me mjetin tip "Ford", 6 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Për të shmangur shoqërimin në komisariat, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 7 000 lekë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco