‘Lëvizja misterioze’ e grilave të dritareve, që çoi në zbulimin e shtëpisë së kanabisit në Leeds Ronaldo Tafa, 20-vjeçari shqiptar, që u arrestua në fermën e kanabisit

‘Lëvizja misterioze’ e grilave të dritareve, që çoi në zbulimin e shtëpisë së kanabisit në Leeds

10:25, 02/12/2022
A+ Aa A-

Leed, Yorkshire, Angli - Një shtëpi me kanabis që vlente gati 92,000 paundësh u bastis nga policia britanike, pasi një oficer vuri re segrilat e dritareve të mbyllura të pronës "lëviznin vazhdimisht".

Oficeri dyshoi se lëvizja ishte shkaktuar nga ventilatorët, që përdoreshin shpesh për prodhimin e drogës, kështu që u lëshua një urdhër për ta kontrolluar atë vilë në Ashton Avenue në Harehills.

Policët u përpoqën të thyenin derën, por ajo ishte përforcuar, kështu që ata përdorën një derë të pronë ngjitur për të hyrë brenda dhe ku gjetën pesë dhoma plot me bimë.

Energjia elektrike nuk ishte ndezur dhe ndërsa ata po kontrollonin zonën, një banor, Ronaldo Tafa hyri në shtëpi dhe aty u arrestua.

Gjurmët e gishtave të tij u gjetën në ventilatorët e përdorur për të ndihmuar në rritjen e të mmbjellave, tha prokurorja Chloe Hudson në gjykatën e Leeds.

20-vjeçari shqiptar, i cili nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm, e pranoi se po prodhonte kanabis nëpërmjet lidhjes me video nga HMP Doncaster, ku mbahej në paraburgim.

Për ta zbutur dënimin, Robin Frieze tha se Tafa ishte larguar nga vendi i tij një vit më parë dhe kishte jetuar në Francë përpara se të dërgohej ilegalisht në Angli.

Ai tha se familja e tij kishte mbledhur para për të paguar trafikantët dhe ai ishte dërguar në atë shtëpi në Leeds ku i treguan se si të kujdesej për prodhimin e kanabisit.

Ai tha se nuk kishte marrë asnjë pagesë, por priste disa para "në një moment".

Gjykatësi Robin Mairs e burgosi atë për 26 muaj dhe tha: "Ti nuk ishe atje me detyrim dhe nuk ka asnjë të dhënë për skllavërim modern. Ti po punoje atje thjesht për të fituar para."

Mendohet se Tafa do të dëbohet pasi të lirohet nga burgu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco