VIDEO - Sulmi në ‘Prestige Resort’/ SYRI TV siguron pamjet e vendosjes së eksplozivit në kolona

VIDEO - Sulmi në ‘Prestige Resort’/ SYRI TV siguron pamjet e vendosjes së eksplozivit në kolona

12:32, 01/12/2022
A+ Aa A-

Sulmi i qeverisë ndaj ‘Prestige Resort’ ka nisur që në mëngjes me një rrethim të gjithanshëm nga policia dhe me nxjerrje me dhunë nga forcat e policisë të punonjëseve dhe të pushuesve.

Ndërkohë Syri TV ka siguruar pamjet nga brenda godinës ku punonjës të xhenios po punojnë me shpejtësi me matrapikë për të vendosur sasinë e nevojshme të tritolit për ta hedhur në erë godinën.

Siç duket dhe nga videot, janë forcat xheniere që po çajnë kolonat për të vendosur eksplozivin.

Ndërhyrja e paligjshme u krye në orët e para të mëngjesit, pa asnjë njoftim apo komunikim nga institucionet. Ndërhyrja e paligjshme në ‘Prestige’, është cilësuar nga avokati Erion Kanxheri një procedurë arbitrare.

Më herët media publikoi një shkresë zyrtare e firmosur nga kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici, e cila tregon dhe konfirmon që resorti është një objekt i ndërtuar me leje nga Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit.

Ky është sulmi i dytë ndaj 'Prestige Resort', pas atij të gushtit, ku sërish pati shembje të objekteve që i shkaktuan një dëm të madh biznesit dhe turizmit në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco