VIDEO/ Me Lambo dhe makina luksi, festa e shqiptarëve bllokon Londrën

12:37, 29/11/2022
A+ Aa A-

Qindra shqiptarë dolën në rrugët e Londrës për të festuar Ditën e Pavarësisë. Sipas Daily Mail, ata ekspozuan makinat e tyre teksa festuan përgjatë natës.

Pamjet video tregojnë se si shqiptarët bllokuan qendrën e Londrs me makinat e tyre, Lamborghini, Mercedes, Audi, Range Rover dhe Porsche.

Trafiku kaotik krijoi probleme për policinë, e cila ndërhyri disa herë për të lëvizur makinat. Gazeta shkruan se makinat xhironin gomat, kurse vajzat me rroba tradicionale kërcenin në rrugë.

Daily Mail publikoi edhe pamjet e mëposhtme, kur një Lamborghini bllokoi trafikun në qendër të Londrës. Shqiptarët festuan 110-vjetorin e pavarësisë, ndërkohë që emigrimi i tyre masiv është një çështje kryesore në politikën angleze.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco