Aksidentoi këmbësoren në Vlorë, shpallet në kërkim 38 vjeçari

Aksidentoi këmbësoren në Vlorë, shpallet në kërkim 38 vjeçari

11:13, 29/11/2022
A+ Aa A-

Shtetasi me iniciale E. Y., 38 vjeç, banues në Vlorë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”, duke drejtuar automjetin tip "Ford" ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. S., 46 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim të 38 vjeçarit.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Zh., 37 vjeç, banues në Delvinë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit E. Y., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”, duke drejtuar automjetin tip "Ford" ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. S., 46 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco