VIDEO/ Gjermani, operacion i madh policor në Krefeld për vrasësit e shqiptarit

VIDEO/ Gjermani, operacion i madh policor në Krefeld për vrasësit e shqiptarit

09:59, 29/11/2022
A+ Aa A-

Krefeld, Gjermani – Të shtënat kanë jehuar në qendër të qytetit Krefeld në Gjermani të hënën në mbrëmje. Një burrë, shqiptar, 42 vjeç është vrarë. Një operacion i madh policor nisi në qytetin Krefeld mbrëmjen e djeshme dhe po vazhdon. Policia gjermane ka publikuar pamjet.

Sipas informacionit të BILD, një burrë me biçikletë në pjesën jugore të qytetit, në Garnstraße u qëllua me disa plumba pak para orës 20:00. Ai ishte shqiptari dhe ra i vdekur në mes të rrugës.

Autori ose autorët mësohet se e kanë qëlluar në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër. Duket si një ekzekutim i plotë. Më pas vrasësi u largua.

“Ndodhi një vrasje”, ka konfirmuar deri tani një zëdhënës i policisë gjermane. Nuk ka detaje të mëtejshme për faktin në rrugën realisht të qetë dhe të ngushtë të banimit. Më pas policia ka rrethuar vendin e krimit.

Gjatë natës, zona është kontrolluar gjerësisht me një skaner 3D, po vijojnë kërkimet për autorin ose autorët e arratisur. Deri më tani nuk ka asnjë arrestim, përfundon 

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco